
Lulzim Basha apo “Luli gjumi”, siç njihet në politikë, prej 10 ditësh është zhdukur në drejtim të paditur.
Për herë të fundit, Basha është parë në rrjete sociale me 28 korrik, kur ka shkruar për 100-vjetorin e marrdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Që prej asaj dite, prej 28 korrikut, Basha është zhdukur pa nam e nishan.
Humbësi serial, që la PD-në për tetë vite në opozitë, figuron në drejtim të paditur.
Basha që dilte dhe fliste për çdo gjë, madje fliste edhe gjumë, siç e kemi parë në Kuvend apo në konferenca për shtyp, nuk ka thënë asnjë për ngjarjet e fundit, që kanë ndodhur në vendin tonë.
Zhdukja e tij ka shqetësuar “kurtizanët”, që i vijnë rreth e rrotull Torrës. Për tifozët e Bashës thuhet se po pregatisin një lojë me Amerikanët për të përjashtuar Berishën nga Parlamenti.
Orjola Pampuri, Enkelejd Alibeaj, duket se janë të shqetësuar për humbjen e tij, dhe kanë zgjedhur ta kompesojnë dhe ta mbulojnë në njëfarë mënyre, duke reaguar për ngjarjen më të fundit që tronditi mbarë opinionin publik, siç ishte vrasja e 7-vjeçares në plazhin e Potamit, nga komisari i Policisë Arjan Tase.
Edhe Jorida Tabaku e ka vërejtur mungesën e Bashës. Me anë të reagimeve të saj, akuzuese ndaj Qeverisë, tenton të mbukojë zhdukjen e Lulit.
Në këto rrethana Lulzim Basha shpallet në kërkim.
CNA.al bën thirrje që kush e gjen të njoftojë se betejat kanë nisur dhe lufta do të fillojë.