Tashmë është hapur rruga e re Peshkëpi-Selenicë pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës.
Me një gjatësi 14,6 km dhe e zgjeruar e rikualifikuar cilësisht, kjo rrugë do të lidhë banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë e Gjirokastër. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, i cili ka ndarë pamje sesi duket tanimë rruga e përfunduar.
“Kjo është rruga e re Peshkëpi-Selenicë pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.