Tritan Shehu Bën Deklaratën Tronditëse: Mund Edhe Ta Arrestojnë Kryetarin e opozitës Sali Berishën, Jemi Në Komunizëm, …

Kreu i Gurpit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi nismë në sesionin e ri parlamentar për largimin e Sali Berishës nga Kuvendi.

Balla tha se Berisha, një komunist i shpallur non grata nga SHBA, s’mund ta “përdhosë Kuvendin”.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se nuk është çudi që ndonjë ditë të nisin arre..stimet e deputetëve opozitarë.

Pyetje: Nuk keni frikë se PS mund të mbledhë votat për të nxjerrë Berishën jashtë parlamentit?

“Ndonjë ditë dhe mund të arre..stohen deputetë e opozitës, po shkojmë drejt një diktature. Jemi në pragun e viteve ’45.

Problemet dhe rreziqet janë për demokracinë shqiptare jo për individët. Këto përballohen vetëm me lëvizjen popullore”, tha Shehu.

Taulant Balla kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka paralajmëruar se në shtator Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë situatën e deklaratave të Berishës të cilat sipas tije po e përdhosin këtë institucion. Balla e ka quajtur Berishën bashkëpunëtor të komunizmit.

Postimi i Ballës:

Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në Shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste,

i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.