Vajza merr bukë me vete në kafe, njerëzit e tallin: Sa e ulët!

Vajza merr bukë me vete në kafe, njerëzit e tallin: Sa e ulët!

Milly Rose Bannister, nga Sydney, postoi një video në TikTok duke nxjerrë një avokado nga një qese dhe e preu në feta për ta lyer më pas në bukën e tostit të shoqëruar me vezë të fërguar.

“Më mirë merreni avokadon nga shtëpia se sa ta blini”,-ka shkruar ajo në video. ‘Më falenderoni më vonë!’

“Ka një ndryshim të madh midis të qenit i zgjuar dhe pa shije,” tha një komentues. ‘Hani në shtëpi nëse keni probleme me pagesën e çmimeve të kafeneve ose restoranteve.’

Pronarja e kafenesë komentoi në videon në TikTok-un e saj dhe pohoi se ajo ‘gjithmonë’ e bënte këtë.

Por Bannister u përpoq të mbrohej: “Ju lutem kini parasysh: Pronarja gënjen! Unë nuk e bëj gjithmonë këtë, vetëm në kafenenë e saj.“

“Ndjej se jam me fat që në më shumë se një dekadë pune në industrinë e mikpritjes, nuk kam parë një sjellje të tillë,”-tha Madeline Ward për FEMAIL.

Ajo shtoi: Është absolutisht absurde që dikush ta konsideronte të pranueshme që një klient të sillte avokadon e tij në një kafene dhe të lyente bukën me të’.

Megjithatë, Bannister tha se ajo kishte ‘shpenzuar 180 dollarë për një javë në atë kafene’ dhe nuk mund ta kuptonte pse truku i saj i zgjuar të tjerëve u dukej problem.