Veliaj prish shëtitoren e fushës së aviacionit për llogari të oligarkëve të ndërtimit

Prishja dhe betonizimi i Tiranës ju urojnë ditë të mbarë sot!

Erion Veliaj nuk ka për t’u ngopur ndonjëherë me betonizimin që po i bën çdo ditë kryeqytetit duke ngritur kulla në çdo cep.

Një denoncim për mas’akrën e radhës së bashkisë.

Parku i ish-Fushës së Aviacionit është duke u prishur, pasi pritet që mes tij të ndërtohet një rrugë që me siguri i hap shtigje një kulle të re.

Hapësirat e gjelbërta të Tiranës po shfarosen dita-ditës, dhe të vetmet vende ku mosha e tretë dhe fëmijët kalojnë kohë të lirë, duket se po bëhen inekzistente.

Denoncimi i qytetarit për prishjen e re të qytetit:

“Te ish fusha e aviancionit (parku 1kilometer) bashkia po e prish dhe do bëj një rrugë në mes. I vetmi vend që kjo zone ka për të kaluar pak kohë në natyre dhe ambjent pa makina.”