
Gazetari Poli Hoxha u shpreh se jeta e Ervis Martinajt ka qenë mes biznesit dhe botës së krimit.
Në një intervistë për Euronews, ai u shpreh se Ervis Martinaj, përveç angazhimit në botën e krimit, u bë manjati i ligjshëm i kompanive të llotove.
Pasi u mbyllën makinat e fatit ai u bë manjati më i madh i ligjshëm i kompanive të llotove të bastit. Vetëm në shtet ai paguante miliona e milion euro taksa dhe bëhej fjalë për një pasuri shumë të madhe”, u shpreh gazetari.