
I ftuar në emisionin “Log”, deputeti demokrat Xhelal Mziu ka folur mbi situatën politike në PD, por dhe për gjyqin që i dha të drejtë grupit të Rithemelimit.
I pyetur nga Xhafo se përse doli kundër Sali Berishës, Mziu tha se nuk ka dalë kundër askujt, dhe se punon çdo ditë për një PD të bashkuar.
Xhafo: Çfarë e bëri Xhelal Mziun të dalë kundër Sali Berishës?
Mziu: Asgjë nuk ka ndryshuar mes meje dhe asnjë person brenda PD. Unë tentoj për të krijuar raporte të mira jo vetëm me ata brenda PD-së por edhe jashtë PD-së.
Xhafo: Pse i dolët kundër Sali Berishës? Mziu: Absolutisht si kam dalë kundër Sali Berishës. Unë nuk kam bërë asnjë prononcim kundër.
Xhafo: Pse morët pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit? Mziu: Ishte një grupim, nuk ishte i certifikuar.
Mendoj se Berisha eshte figura me e rendesishme e PD por qe eehte konsumuar dhe po konsumon edhe PD, pra ai ska me te ardhme Politike vetem kaq kam me Berishen. Un e respektoj shume ate, por jo vendimet e tij politike.