
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta sot në konferencën që u mbajt për kor,rupsionin.
Ajo e mori për të dytën herë fjalën dhe e bëri të qartë se duhet t’i thuhet mjaft kor,rupsionit, ndërsa ju drejtua dhe shqiptarëve. Sipas saj Shqipëria ndodhet në një moment kritik.
Kim u shpreh se tani duhet të vendoset se cili drejtim do të mbahet, ai i bashkëpunimit me krimin dhe oligarkët, apo ai i ndëshkimit të gjithë atyre që shkelin ligjin, duke i dhënë dhe një shup,lakë qeverisë.
“Jeni në një moment kri,tik të historisë suaj, duhet të vendosi literalisht se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas.
Kush do e zotërojë vendin, kr,imi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë ata që edhe kanë mundësinë për të zotëruar pronat, për të zhvilluar prona e për t’u bërë të pasur? Ju duhet ta vendosni.
A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhje të veçanta, në mënyrë që t’ia dilni, apo do të krijoni një sistem ku të gjithë do ja dilni, që fëmijët tuaj të jenë të lirë dhe të kenë mundësi të barabarta.
Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike. Presim me kënaqësi të punojmë me ju”, tha ambasadorja Kim.
Por deklarata e saj duket se është dhe një mesazh për qeverinë. Kryeministri Edi Rama gjithmonë ka deklaruar se në Shqipëri nuk ka oligarkë.