Zhdukja e Ervis Martinajt, Artan Hoxha: Shumë njerëz morën frymë lirshëm, politikanë e biznesmenë

Sipas gazetarit të ABC Artan Hoxha, Ervis Martinaj ka qenë një nga personazhet me të rëndësishëm në këtë vend në botën e botës së krimit. Hoxha ka shtuar se Vis Martinaj ka bërë një revolucion në botën e krimit të organizuar për shkak se ai bëri një kombinim të krimit, biznesit, dhe politikës.

Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj i vuri institucionet në shërbim të krimit të organizuar, pasi arriti të korruptonte figura të rangut të lartë.

Ervis Martinaj, prishi kufijtë se ku fillonte biznesi dhe se ku mbaronte. Ishte personi që prishi kufijtë se ku fillonte politika dhe ku mbaronte. Krijoji infrastrukturë dhe evoluimin e botës së krimit në Shqipëri

Në momentin që ka filluar të qarkullojë thashethemi se Ervis Martinaj i ka ndodhur diçka, ka pasur shumë njerëz që kanë fërkuar duart, nuk janë vetëm kundërshtarë të krimit, janë edhe politikanë, biznesmenë, elita lart, shumë njerëz kanë marrë frymë të liruar. Nuk na pushonin telefonat në ditët e para, donin të ishin të sigurtë se ka ndodhur diçka me të” tha Artan Hoxha.