Balluku: Ia rrëmbyem Gjermanisë anijet-gjenerator… që do mbysin Vlorën

Pas këshillave se si të kursejmë energji, zëvendësja e Edi Ramës, Belinda Balluku ka deklaruar sot se Shqipëria ka mundur Gjermaninë, në garën se kush ti rrëmbejë në Bangladesh anijet- gjenerator që sipas saj, do të prodhojnë energji.

toggle menu

 

Balluku: Ia rrëmbyem Gjermanisë anijet-gjenerator… që do mbysin Vlorën20:07, 26/09/2022

 

A+AaA-

 

Pas këshillave se si të kursejmë energji, zëvendësja e Edi Ramës, Belinda Balluku ka deklaruar sot se Shqipëria ka mundur Gjermaninë, në garën se kush ti rrëmbejë në Bangladesh anijet- gjenerator që sipas saj, do të prodhojnë energji.

 

‘Kemi konkurruar deri në moment të fundit për Gjermaninë.

 

LEXO EDHE:Andi Bushati: Na duhet destabilizim i regjimit si zgjidhje! Nuk shkohet te Rama si ‘cjapi te kasapi’

 

Por Excelerate vendosi që të humbte para duke pasur parasysh që ne do të kemi një partneritet afatgjatë. Kemi qenë në garë me Gjermaninë nëse do të vinin këtu apo atje’, është shprehur sot, Belinda Balluku, ndërsa po i tregonte ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, anijet që do të konsumojnë naftë D2 me 50% squfur dhe që do të mbysin Vlorën në ndotje.

‘Kompania kishte 10 anije, të gjitha të zëna dhe këto ishin dy anijet e fundit që ne ia dolëm t’i merrnim’, – është shprehur Balluku.

Image

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dy anijet e vendosura në Vlorë të cilat do të prodhojnë energji. Termocentralet lundruese të prodhimit të energjisë janë vendosur në Vlorë nga kompania amerikane ‘Excelerate Power’.

Vendet si Shqipëria duhet të diversifikojnë burimet e energjisë në mënyrë që të jenë më të pavarura.

Që nga viti 2020 kemi filluar të flasim për energjisë. Nuk duken të bukura, por rëndësi ka që të funksionojnë. Vitin e kaluar konsumi ka qenë 8,4 terravat. Nëse funksionon si duhet, do të prodhojnë 114 megavat, rreth 12-15% të nevojave të vendit’, tha Kim.