Sali Berisha u shpreh në një takim me banorët e Gramshit se nesër do të dorëzojnë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit.
Nuk dihet nëse Berisha do të fusë veten në ligj, pasi ka qenë sekretar partie.
Berisha tha se kur të vijë në pushtet do të zhdukë edhe PS-në.
“Jemi në prag primareve. Shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje ju, të bëni gjithçka që ky proces të jetë më seriozi. Me futjen e primareve ne i japim një frymëmarrje demokracisë shqiptare.
Nëse PS-ja e hoqi votimin brenda saj. E morët vesh që në PS nuk votohet më për zgjedhjet e kryetarëve të degëve, gjithçka përcaktohet si në kohën e Enver Hoxhës nga kryesia e partisë dhe sekretari i parë, kryetari Edi Rama.
Ua kam thënë atyre në parlament që kështu siç jeni, u garantoj se do të ju nxjerr jashtë ligjit. Në ç’kuptim. Në Shqipëri nuk lejohen parti ku nuk votohet. E ka Gjermania dhe e ka vendosur këtë ligj, që të mos ktheheshin ato parti që i bënë gjëmën asaj dhe siç na e bënë ne.
Ju dëgjova për të gjitha vërejtjet e drejta dhe do të them edhe një gjë, meqenëse keni qenë dhe në Itali. Lufta kundër komunizmit në shkallë botërore nuk u zhvillua. Në ç’kuptim, komunizmi ka pasur nga 100 deri në 200 milionë viktima. Nazizmi me luftë ka pasur 20-30 mln viktima.
Për nazizmin u bë një gjyq në Nuremberg, por në çdo skaj të asaj toke viheshin tabela ‘kurrë më’, pikërisht për tu ndarë nga nazizmi. Kjo nuk ndodhi me komunizmin.
Ne vendosëm ligjin, e luftës kundër gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist. Alternanca e pushtetit e bllokoi veprimin e tij.
Nesër ne dorëzojmë në parlament ligjin e lustracionit dhe dekomunistizimit përsëri. E miratuam në 2008 ligjin e lustracionit, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë të padrejtë. Ne përsëri i qëndrojmë qëndrimit tonë dhe do ta dorëzojmë në parlament.”-deklaroi Berisha