Berisha: Do heqim taksën antikombëtare të Rrugës së Kombit sapo të vijmë në pushtet

Gjatë një bashkëbisedime online me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për taksën e Rrugës së Kombit.

Kreu i PD garantoi se një nga vendimet e para që do të marrë menjëherë sapo PD të vijë në pushtet, do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit.

“Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit. Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së”, deklaroi Berisha.