Burri: E keqja vjen nga ti shoku Sali! Ndërpritet…

Incident në takimin e Berishës! Burri: E keqja vjen nga ti shoku Sali! Ndërpritet…

Një burrë i moshuar është bërë shkak që të ndërpritet takimi i Sali Berisha me banorët e Pukës e të Fushë Arrëzit.

Ai mori mikrofonin në dorë dhe tha se me Berishën ka qenë dikur anëtar partie.

Ai shtoi më tej se demokratët duhet të pranojnë edhe kritikat e autokritikat. Vetëm pak sekonda para se të ndërpritej, i moshuari tha: “Ku vjen e keqja? E keqja, o shoku Sali je ti”. Më pas, takimi u ndërpre dhe nuk u transmetua më.

“Unë e ti, nuk flas për të tjerët, si anëtarë partie që kemi qenë dikur, sot socialist-demokratë, duhet të pranojmë kritika. Jena miq e shokë. Fajet tona, gabimet tona duhet t’i pranojmë para këtij publiku, se hyjmë dalim presim përcjellim njëri-tjetrin, në morte e dasma. E keqja, o shoku Sali je ti. Pse?”, tha i moshuari. (Menjëherë u ndërpre transmetimi)