Çmendet Fania, nxjerrë kuzhinierin dhe i përmend bukën Taulant Ballës, i lëshon edhe pastrueset hotelit duke i kujtuar fjetjet

Shqiptari nuk e ka zakon të përmendë bukën dhe mikpritjen, por Irfan Hysenbelliu duket se ka humbur çdo parim njerëzor, tashmë që qeveria po i merr ato që i ka lejuar në mënyrë të paligjshme.

Dje Fania nxori gazetarë, politikanë dhe analistë që i paguan, për të mbrojtur plaçkën e vjedhur, duke kundërshtuar aksionin e qeverisë për t’i hequr rrethimin e bregdetit, si shtojcë e hotelit ‘Prestige Resort’. Po keqpërdor dhe përdor mediat e tij në godina të shtetit, për të mbrojtur atë që ka grabitur me shantazh, klientelizëm, paligjshmëri etj.

Por, halli më i madh i Fanes është se pse nuk po i del Taulant Balla në mbrojtje, meqenëse Balla ka frekuentuar hotelin e tij. Sipas tij, meqenëse Balla ka fjetur dhe ngrënë tek hoteli, duhet të dilte kundër qeverisë për prishjen e mureve dhe pishinave mbi breg.

Dje Fania nxori Fred Pezën, ish deputet i PS, i coli i kujtoi Ballës se kishte frekuentuar hotelin dhe se duhej të reagonte.

Sot Fania ka shkuar në ekstrem. Ka nxjerrë kuzhinierin, duke i kujtuar Ballës bukën.

“Ajo që më vjen në mendje është se Taulant Balla ka ardhur dhe me mua në kuzhinë, kemi gatuar bashkë. Ai minimumi i minimumeve duhet të ishte krah nesh. Si ka mundësi që ai nuk jep një prononcim. Ai ka qëndruar këtu me ne, dhe i kemi shërbyer. Kjo që po bëhet s’ka asnjë shpjegim. Ky resort është si shtëpia jonë.”, tha kuzhinieri i Fanes në llogoren mediatike të tij.

Irfani nuk ka lënë pa përdorur as pastrueset e hotelit. “Taulant Balla ka ndenjur me muaj, dy muaj te dhoma presidenciale, i kam shërbyer si pasha. Turp t’i vijë, Taulant Ballës të parit, Edi Ramës të dytit se ka ngrënë aty. Kjo është e keqe për ne, jo për shefin. Unë mbaj familjen.
Kanë ardhur pushtetarë shumë, pa numër.
Kanë ngelur shumë të kënaqur dhe dje thoshin si mund të prishet një gjë e bukur”, thanë punonjëset.