
Një 13-vjeçare po dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një 20-vjeçar në qytetin e Vitisë. Rasti ka ndodhur në shkurt të këtij viti, por është raportuar në shtator, kur viktima tashmë është në muajin e tetë të shtatzënisë.
“Jam frigu tha prej teje. Domethënë prej prindit. Jam frigu me tregu. Kom mendu se hajt kurgjo nuk është”. Kështu nis rrëfimin prindi (duke cituar fjalët e vajzës) për një ngjarjeje tepër të rëndë që ka goditur një familje në shkurt të këtij viti në qytetin e Vitisë.
Vajza 13-vjeçare atëherë, e tash 14 vjeçare, është dhunuar seksualisht nga një person rreth të 20-tave.
Viti/ E dhunuara 13-vjeçare mbeti shtatzënë, babai i viktimës flet për rastin