Do jetë një shtator i kuq flakë”/ Tedi Blushi i Metës zbulon skenarin: Ja si do ta rrëzojmë qeverinë Rama

“Do jetë një shtator i kuq flakë”/ Tedi Blushi i Metës zbulon skenarin: Ja si do ta rrëzojmë qeverinë Rama…

Tedi Blushi ka zbuluar skenarin e opozitës pasi u shpreh se Partia e Lirisë dhe PD janë bërë bashkë për të rrëzuar qeverinë me protesta.

Ndër të tjera, krahu i djathtë i Ilir Metës tha se shtatori do të jetë i “kuq flakë” në politikë.

“Kemi ndezur motorët për tu bërë gati për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme. Për të nisur nga këtu betejën për shembjen e shpejtë të Edi Ramës. Shtatori nuk do të jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës e një revolucioni të vërtetë anti-korrupsion që do të shporrë këtë bandë sa më parë nga pushteti. Po bëhemi gati për një aksion, jemi në koordinim të plotë me Partinë Demokratike, për të filluar sa më parë aksionin politik në të gjithë Shqipërinë, për largimin e kësaj qeverie. Rrëzimi i Qeverisë do të kryhet me protesta dhe me zgjedhje. Aksioni sapo ka nisur, do të jetë një shtator i kuq flakë”, tha Blushi.