
Dashamir Shehi është shprehur se qëllimi i tyre është të ndërtojnë një aksion opozitar që kalon përtej partive duke përfshirë sipas tij të gjithë popullin.
Shehi ka theksuar se për të mposhtur Edi Ramën duhen më shumë vota, sesa aleanca mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe Ilir Metës.
“Duam të ndërtojmë një aksion opozitar që kalon përtej partive që thërret të gjithë popullatën brenda. Nëse lëvizja opozitare reduktohet vetëm me binomin Berisha-Meta, nuk do të mjaftojë për të mundur Ramën. Opozitën e bën një frymë, jo numri i partive. Unë gjykoj se nëse nuk përfshihen qytetarët, kosto është shumë e madhe”- tha Shehi në një intervistë për Euronews. Teksa është ndalur te zgjedhjet lokale, Shehi theksoi se duhet të bëhet një sondazh për të zgjedhur një kandidat, për të parë se kë do populli.