E. K. është 55 vjeçari i cili ditën e sotme ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, S. K . Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku sipas policisë autori ka goditur me thikë dhe fqinjin e tyre pasi ky i fundit ka ndërhyrë në momentin që ai po sulmonte bashkëshorten.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është bërë e mundur arrestimi i 55 vjeçarit, ndërsa ngjarja po hetohet.
Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes