Si kurrë më parë, e gjithë opozita shqiptare me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën, është zhvendosur tek hoteli Prestige Resort të Irfan Hysenbelliut, duke kundërshtuar aksionin e qeverisë për çlirimin e bregdetit nga Fania, me mure dhe pishina, gjatë kohës kur nuk ishte prishur në pazare me qeverinë.
Tek pishinat e Fanes është shfaqur edhe çifti i famshëm Ervin Salianji dhe Grida Duma. Fillimisht tek pishat u shfaq Salianji, i njohur si deputeti i ‘Babales’, i cili pret vendimin e Apelit për historinë e sajuar të Babales. Gazetari Mero Baza shkroi dy ditë më parë se Irfani e ka fotografuar Salianjin edhe tek dhomat e hotelit të tij.
Pas bandillit Salianji, befas është shfaqur tek pishinat e rrafshuara edhe Grida Duma, duke vajtuar gjëmën që qeveria i bëri Fanes. “Regjimet duhen pasur frikë kur e njohin frikën nga reagimi popullor, jo kur tregojnë se si regjimi vetë nga frika e rënies hipën rruspave për të mbrojtur veten duke “shtirë frikë”, shkroi Duma në rrjete sociale.
Edhe zonja Duma është fotografuar nga Fania, për të treguar me fakte unifikimin e opozitës në mbrojtje të biznesit së tij të paligjshëm dhe duke pushtuar pronat publike. Por, nuk dihet nëse Fania e ka fotografuar në dhomat e hotelit si Salianjin apo tek pishinat e rrënuara.
Opozita ka lënë mënjanë çdo kauzë tjetër kombëtare, duke ulur flamurin në gjysmështizë për pishinat e Fanes. Nuk përjashtohet as mundësia që opozita të propozojë edhe 3 ditë zi kombëtare.