Helikopteri “Black Hawk” rrëzohet në Kabul, dalin pamjet e frikshme (VIDEO)

Tre persona janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur pasi një helikopter “Black Hawk” u rrëzua gjatë një stërvitje të talebanëve në Afganistan.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi ngjarjen, ndërsa bëri të ditur se helikopteri u rrëzua për shkak të një problemi teknik.

Momenti i rrëzimit të helikopteri është filmuar, ndërsa video është bërë menjëherë virale në internet.