Ish-deputeti Halit Valteri akuzoi Ilir Metën për korrupsion dhe sipas atë po e pret burgu. Pas kësaj deklarate Valteri u përplas ashpër në emision me Sekretaren për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë e Lirisë, Floida Kërpaçi e cila i doli në mbrojtje Ilir Metës.
》Sherri mes Valterit-Kërpaçit:
Valteri: Kanceri i Shqipërisë është LSI dhe Ilir Meta
Kërpaçi: Këtë mesazh që po thua tani, ta kanë dhënë
Valteri: E vetmja gjë që e pret Ilir Metën është burgu dhe vetëm burgu
Kërpaçi: Ilir Meta i ka fituar të gjitha betejat
Valteri: Do fitojë sapunin kësaj radhe, e pret burgu…
Kujtojmë që SPAK ka nisur një hetim ndaj Ilir Metës i cili vjen pas kallëzimit të Halit Valteri lidhur me akuzat për lobim nga gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’.