Nikoll Lesi thotë se Partia Demokratike nuk e ka pranuar kandidaturën e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
“Ilirin e dogji PD, nuk e ka pranuar Partia Demokratike. Ai ishte i vetmi që mund të përballej me Veliajn. E dogjën”, deklaroi Lesi në Euronews Albania.
Ndërkohë, Ilir Meta i pyetur nga Ylli Rakipi në “Të Paekspozuarit”, lidhur me kandidimin e tij të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, deklaroi se nuk e ka pasur dhe nuk e ka këtë qëllim, duke shuar përgjithmonë zërat se do të kandidojë.
“Ky nuk është një plan i im dhe as ka qenë.
Derisa një kolegu jonë i përbashkët ka qenë ndër kryesorët në promovimin e kësaj ideje, ju e kuptoni…(e ka fjalën për Lesin)
Unë besoj se opozita ka shumë kandidatë të aftë dhe të zotë për ta ndryshuar Tiranën dhe do të jap mbështetjen maksimale”, deklaroi Meta.