Ish drejtori i LSI Ergys Agasi fsheh vilë 1 milionë euro në Palasë, biznes me Alqi Bllakon, orë “Rolex” të padeklaruar

Ish drejtorë të lakuar për histori intensive korrupsioni dhe pastrimi parash po investojnë paratë e pista në pasuri të paluajtshme si vila, resorte, hotele me 5 yje, lokale, restorante etj.
Ashtu si bosët e drogës, edhe ish zyrtarët dhe deputetë aktualë të Kuvendit, kanë blerë vila tek në bregdet para të pista, por i kanë regjistruar në emrin e familjarëve të tyre, shokëve dhe kryesisht oligarkëve, për t’i shpëtuar ekspozimit mediatik dhe SPAK-ut.
Vilat janë deklaruar në kontratat e blerjes sa 30 % e vlerës reale.
Një hetim serioz i SPAK do të nxirrte zbuluar të gjithë ish drejtorët, ish ministrat dhe deputetët që kanë fshehuar në emra të tjerë në Palasë, Gjirin e Lalzit, Farkë etj.
Mes emrave në dokumentet voluminoze figuron edhe Ergys Agasi, ish drejtor i LSI-së në krye të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, një nga nëndegët e shtetit më të përfolura për afera dhe favorizime në kurriz të degradimit të mjedisit.
Vila e Agasit ka një vlerë rreth 1 milionë euro, ndërsa e ka regjistruar në emër të familjarëve të tij me një vlerë dy herë më të ulët.
Ka dyshime të forta se vila është blerë nga Agasi me paratë e korrupsionit kur ishte në krye të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, me lejimin e prerjes së pyjeve, hedhjen e mbetjeve spitalore nëpër kazanë plehrash dhe lumenj, me guroret, kafshimin e shtratit të lumenjve, ndërtimet etj.
Agasi është shfaqur më parë edhe me një orë të shtrenjtë të markës “Rolex”, që vlerësohet me një çmim rreth 18 mijë dollarë, të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKP, sipas ligjit.
Ergys Agasi është bashkëpronar me Edmond Bllakon i kompanisë së transportit ndërkombëtar të mallrave ‘EA LOGISTICS’. Edmond Bllako është babai i Alqi Bllakos, i arrestuar nga SPAK për çështjen e inceneratorëve.
Kompania kontrollohet nga Alqi Bllako dhe Ergyes Agasi, ku dyshohet se qarkullojnë para të dyshimta.
Pas largimit të LSI nga sofra e pushtetit, Ergys Agasi nisi të distancohej nga çifti Meta-Kryemadhi, një nga dyshet më të akuzuara për korrupsion dhe pastrim parash në Shqipëri.
Ergys Agasi, i cili është i biri i socialistit veteran Bardhyl Agasi, nuk është i vetmi që ka fshehur vilë në Palasë.
Arben Ahmetaj, Ylli Manjani, E. F, B. K, Ilir Beqja, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Gent Sejko, Bujar Leskaj etj., kanë vila në emra të tjerë në Pasalë.