Ja arsyeja pse Saliu e Meta kanë zero shanse për të fituar Tiranën në 2023-shin”, reagimi sipas…

“Ja arsyeja pse Saliu e Meta kanë zero shanse për të fituar Tiranën në 2023-shin”, reagimi sipas…

Kreshnik Spahiu deklaroi se Partia Demokratike e ka të pamundur të fitojë Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2023. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu u shpreh se PD ka shumë vite pa fituar në këtë bashki, teksa shtoi se e djatha tanimë është e copëtuar.

“Unë mendoj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë beteja për Tiranën. Unë mendoj që Tirana nuk do ndryshojë në zgjedhjet e 2023, dikush do thotë pse? Tirana ka 22 vjet që ende nuk e kanë marrë dot Tiranën. Ka dhe një arsye tjetër. Ndarja administrative favorizon të majtën sepse me ndarjen administrative, fshatrat e majtë rrotull Tiranës i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës. Duke pasur parasysh që kemi një të djathtë të copëtuar, mendoj që shanset e të djathtës për të fituar Tiranën, janë zero”, theksoi Krshnik Spahiu.