Je koka e krimit, jep dorëheqjen”/ Halit Valteri nxjerr videon, si Meta-Berisha kapërdinë akuzat ndaj njëri-tjetrit

“Je koka e krimit, jep dorëheqjen”/ Halit Valteri nxjerr videon, si Meta-Berisha kapërdinë akuzat ndaj njëri-tjetrit

Ish-deputeti Halit Valteri, i ka dhënë një tjetër goditje të fortë Ilir Metës. Falë padisë së tij, SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-presidenti, ndërkohë ish-deputeti ka ironizuar përmes një videoje, aleancën Meta-Berisha.

Këta të fundit e pranuan së fundmi se kanë pasur një takim të fshehtë mes tyre dhe janë bërë gati për protesta. Por Valteri ka nxjerr një video nga seanca parlamentare e vitit 2015, kur Berisha e Meta sulmonin njëri-tjetrin.

Berisha i kërkonte të jepte dorëheqjen si kryetar Parlamenti pasi kishte shpërthyer skandali “Doshi”. Ky i fundit akuzonte Metën se donte ta vriste. Ndërkohë Meta i kujton Berishës se në videot e Dritan Priftit ishte dhe djali i tij Shkëlzeni. Por tani ata i kanë kapërdirë akuzat dhe janë bërë aleatë.

Debati në Parlament

Ilir Meta: Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin. Ty të ka akuzuar gjysma e partisë që ke nxjerrë në pritë Azem Hajdarin dhe ne nuk ta kemi kujtuar ndonjëherë.

Sali Berisha: Nuk e kalon dot me këto ti. Ti je koka e krimit këtu, por rri rehat. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë.

Ilir Meta: Jo mo jo e dhashë prej Shkëlzenit unë dorëheqjen, se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, ti e di shumë mirë. Dhe me the shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Vazhdo merr mentë e Shkëlzenit, çfarë të të bëj unë ty.