Kërcënon Foltorja, Luçiano Boçi: Nëse Nuk Na Japin Logon E PD-Së, Do Hyjmë Në Grevë Urie!

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi i rreshtuar me Foltoren e Sali Berishës, thotë se nëse gjykata nuk merr vendim

për drejtimin e partisë, ata do të regjistrojnë logon e re të PD në KQZ për zgjedhjet lokale 2023.

Boçi tha se është i gatshëm për t’u futur në grevë kundër qeverisë dhe shtoi se primaret do të organizohen bashkë me partinë e Ilir Metës.

Procesi i primareve në opozitën shqiptarë do të bëhet bashkarisht nga partitë për zgjedhjet lokale të 2023.

“Parimisht nga Zoti Meta është rënë dakord që të ketë një procesh primarësh, i cili si front mund të jetë edhe i përbashkët me Partinë e Lirisë sikundër me partitë e tjera, ku secili prej anëtarëve të jetë i lirë të votoj për kandidatin e preferuar.”, tha ai për Klan News.

Nëse ngërçi ligjor për drejtimin e partisë vazhdon, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij në kuvend, e kanë gati një zgjidhje.

“Thashë në rast se ka një precedentë atëherë është një logo dhe këtu debati bie poshtë. Nuk ka dy logo. KQZ do regjistrojë Partinë Demokratike me logon e re. Pra ka Parti Demokratike me logon e vjetër dhe do regjistrojë Partinë Demokratike me logon e re. KQZ-ja e ka detyrim ligjor ta bëjë diçka të tillë, përderisa ka vepruar në një formë të tillë në një rast analog.”, shtoi deputeti.

Ndërsa i pyetur për grevën si mundësi për rrëzimin e Ramës, Boçi tha se është gati ndërmarrë një veprim të tillë.

“Në grevë si qytetar, po, po patjetër, si qytetar, jo di deputet për të bërë atë shfaqjen e bojkotit. Pjesën e mbështetjes së qytetarëve, si qytetar kur ata ta vendosin se do jenë në grevë për të drejtat e tyre, për kthimin e shpresës dh besimin, normale që e kemi për detyrë të jemi bashkë me shqiptarët.”, përfundoi ai.