
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për aksionin e IKMT-së në resortin “Prestige”, ku u shembën dy pishina të konsideruara si të ndërtuara pa leje.
Basha, në një reagim në Twitter, thotë se “kur i shërben je mbi ligjin dhe nëse jo, ke përballë fadromat e tij”.
Basha i kërkon drejtësisë të veprojë sa më parë për atë që ai e quan presion i Edi Ramës kundër medias.
“Kur i shërben je mbi ligjin, nëse jo, ke përballë fadromat e tij. Me aktet e vazhdueshme për të kontrolluar çdo hapësirë mediatike, ER përpiqet të mbajë në këmbë qeverinë më të korruptuar dhe të inkriminuar. Drejtësia duhet pa vonesë të veprojë ndaj presionit të ER kundër medias”, shrkuan Basha në Twitter.