Në letrën e tij përshëndetëse Nano ka falenderuar shumëkënd që e asistoi në rrugëtimin e tij të shkurtër në krye të policisë duke filluar nga kolegët, agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, por edhe median. Ajo ç’ka vihet re është se në lamtumirën e ish-kryepolicit nuk ka asnjë gërmë ku shprehet mirënjohje karshi ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi apo kryeministrit Edi Rama.
Nuk mund të largohesha nga ky pozicion i rëndësishëm pa shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë ju dhe duke uruar pasardhësin tim në këtë detyrë, për një vijimësi të mbarë dhe të suksesshme në të gjitha drejtimet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike. Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë kolegët dhe çdo punonjës të Policisë së Shtetit që me përgjegjësi, devotshmëri e profesionalizëm përmbushin dhe i përgjigjen në kohë çdo situate apo detyrimi ndaj shoqërisë dhe institucioneve.
Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë agjencitë ligj zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, për frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Policisë së Shtetit, në dobi të përvetësimin të modeleve më të përparuara që aplikohen sot në vendet e zhvilluara”, thotë Nano.