Lidhjet e paligjshme të energjisë/ Balluku: Do nxjerrim në terren Task Forcën, do shmangim çdo abuzim

Me rikthimin e fashës së energjisë elektrike, në terren do të dalë edhe task-forca, për të luftuar abuzimet nga ana e faturistëve, por edhe lidhjet e paligjshme nga familjarët. Ndihmë në këtë drejtim, sipas ministres Balluku, do të japin edhe matësit inteligjentë të energjisë elektrike.

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Qeveria Rama me politikat e reja të reformës energjetike që nisën që në 204, hoqëm të gjitha fashat sepse nxisnin abuzimin, kontrata të dyfishta për të ndarë shumën apo edhe abuzime të tjera me faturistët. Gjithçka zgjidhet në momentin e dixhitalizmit të lexuesve. Kemi në qarkullim lexuesit smart, por jo në të gjithë Shipërinë dhe prandaj kemi nxjerrë edhe task forcën në terren. Një nga tre detyrat e task forcës do të jetë atje për të goditur lidhjet e paligjshme, për të kontrolluar eficencën e energjisë nga instituionnet shtetërore dhe për të kontrolluar funksionimin e OSHEE, që duke u fyutur te fasha, mund të ketë edhe tentativa për abuzime që duhet të kontrollohen dhe të ndalen nga task forca.”

 

 

Nga fasha 800 kilovat e vendosur nga qeveria preken më shumë se 45 mijë familje dhe këtë e pranoi vetë ministrja Belinda Balluku para gazetarëve, duke sqaruar se vendimi u mor edhe me synimin për të shtyrë konsumatorët të kursejnë.

 

BELINDA BALLUKU

“Fakt është që nga të gjithë analizat tona, 45 mijë familje janë ato që e kalojnë limitin e 800 kilovatorëve. Në periudhën më të ftohtë, varet edhe nga kushtet e motit, mund të ketë edhe një shtim të këtyre familjeve për 2-3 muaj, por synimi i fashës është pikërisht kursimi. Nuk e kemi vendosur fashën vetëm mbi parimin sesa konsumojnë 800 kilovatorë, por edhe sa mund të kursejmë.”

 

Nga ana tjetër, të gjitha familjet që duan të instalojnë një panel fotovoltaik për ngrohjen e ujit në shtëpitë e tyre, do të mbështeten me 70% të shumës nga qeveria dhe mundësia e përfitimit do të jetë e hapur nga 1 nëntori.

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Nuk ka diferencë nëse është në pallat, apo shtëpi private. Do të ketë një aplikacion elektronik, transparent, ku qytetari që aplikon do të shikojë i sati është në aplikim. Aplikimi i parë është 2 mijë, por nuk ka një numër të caktuar. Kur të përmbushen 2 mijë aplikimet e para, do të hapim aplikime të tjera. nga 1 nëntori hapet aplikimi për të gjithë qytetarët që do të aplikojnë menjëherë dhe do të përfitojnë 70% të pagesës. Do ta ndjekim deri në fund instalimin përmes task forcës.”

 

Para se të shkohet tek hapja e aplikimeve për familjarët, qeveria do të fusë në garë tregtarët dhe instaluesit e paneleve, për të krijuar një listë me kompanitë më të mira, ku mund të shkojnë qytetarët për të blerë më pas.