Ligji kundër spiunëve, zbardhet drafti i PS: Nuk kandidojnë dhe nuk drejtojnë partinë asnjë…

Ligji kundër spiunëve, zbardhet drafti i PS: Nuk kandidojnë dhe nuk drejtojnë partinë asnjë…

Grupi i punës me jurist dhe deputetë të PS i kanë dhënë dorën e fundit ndryshimeve në ligjin për dekriminalizimin ku kanë përfshirë edhe pastërtinë e figurës të kryetarëve të partive politike. Ky draft që do të diskutohet fillimisht të premten në konferencën e kryetarëve, i hap rrugën shqyrtimit në komisionet parlamentare, raporton Top Channe

Nëse një kryetar partie rezulton me një të shkuar kriminale apo me procese te hapura me drejtësinë dhe nëse ka qenë bashkëpunëtorë i të ish-Sigurimit të Shtetit, i ndalohet drejtimi partisë.

“Qëllimi i këtij ligji është të garantojë mbrojtjen e parimeve demokratike sipas Rendit Kushtetues të Republikës së Shqipërisë”. Ndryshimi nenit tre ku parashikohet “Ndalimi për t’u emëruar në një funksion publik” e rithekson ndalimin e kryetarëve të partive me dosje bashkëpunimi në ish-Sigurimin e shtetit.