
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.
Pritet që Kim të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Ky veprim vjen pas lajmit nga ndërkombëtarët se Rusia ka financuar Partinë Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha.