Meta dhe Kryemadhi kapen mat në Londër

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth, ditën e djeshme mori vëmendjen e të gjithë botës dhe për të janë duke folur të gjitha mediat.

Në ceremoninë e saj, pritet të marrin pjesë figura të larta të shteteve, ndërsa nuk dihet ende se kush do jetë nga radhët e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është parë në Londër, bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin.

Ata janë pikasur në rrugët e kryeqytetit, në një zonë goxha luksoze dhe me dyqane të shtrenjta. Çifti Meta-Kryemadhi shihen duke ecur krah-për-krah me njëri–tjetrin.