
Kryesia e foltores ka miratuar sot ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse në PD.
Bëhet me dije se lidhur me këtë, do të merret nën hetim ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha për veprimet e tij, në raport me financimet ruse në zgjedhjet e vitit 2017. Grupi i punës që do të hetojë deputetin Basha, do të drejtohet nga Ledina Mandia.
Kryefoltoristi theksoi se pasi të bëhet transparencë nga grupi i auditit, strukturat e e foltores do të mblidhen dhe do të vendosin për fatin e Lulzim Bashës në PD
Vendimi është marrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga kryetari Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.
Theksojmë se më herët Berisha gjatë në një konferencë për mediat kërkoi rihapjen e hetimit për të bërë transparencë të plotë për këtë çështje, pasi sipas tij, Basha ka marrë çdo provë apo dokumente nga selia blu para se të largohej.
Ish-kryeministri theksoi se pasi të bëhet transparencë nga grupi i auditit, strukturat e PD do të mblidhen dhe do të vendosin për ”fatin” e Lulzim Bashës. Më shumë se dy javë më parë në SHBA u publikua raporti për financimet ruse të PD në zgjedhjet e 2017 ku thuhej se Rusia ka finacuar feshurazi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në zgjedhjet e 2017.