Murrizi “shpërthen” ndaj politikës: Bijë kurvash, mendojnë se janë padronë

Largimi i të rinjve/ Murrizi “shpërthen” ndaj

Ish-deputeti Myslim Murrizi

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashpra ndaj politikanëve, për largimin e shqiptarëve nga vendi ynë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Murrizi thotë se që prej vitit 1990, Shqipëria është qeverisur nga politikanë që mendojnë se janë padronë të jetës së qytetarëve.

Ai deklaron se ikja nga Shqipëria nuk është vendimi i duhur, pasi pretendon se zgjidhja do të ishte largimi me votë i personave, që sipas tij kanë marrë peng vendin dhe që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Nga toka e keqe ik largohu se të lë fëmijet pa bukë, por nga njeriu i keq mos ik, por lufto e përballu që të përzësh të keqin nga vendi.

Largimi i të rinjve/ Murrizi “shpërthen” ndaj

Prej 2 korrikut 1990 që shqiptarët ikin si zogjt e korbit në çdo cep të globit nga pushteti i disa zogjsh dhe bijë k*rvash që mendojnë se janë padronë të jetës së shqiptarëve.

Kjo kategori e pistë e rracës njerëzore që ka ardhur në jetë nga perversiteti dhe familjet më të degjeneruara të kësaj tokë që quhet Shqipëri, nuk lëndohet, nuk mërzitet, nuk preket e nuk ndjen keqardhje pse ju ikni si të mjerë për një jetë më të mirë.

Sepse këta fundërrina nuk e kanë as shijen, as nocionin, as dhimbjen e ndarjes së familjes në copa-copa, sepse vijnë nga familje bastarde dhe kanë ndarë në shumë copa familjet e tyre ngaqë nuk janë gjë tjetër veçse devijacione të pista gjenetike me surrat dhe emër njeriu.

Prej vitit 1944 ky vend është qeverisur dhe qeveriset akoma në shumicë dërrmuese nga individ që janë pjellë e familjeve më të degjeneruara që ka patur prej vitesh kombi shqiptar.

Ndaj nuk është zgjidhje ikja nga sytë këmbët të diktuar nga një grusht bastardësh që janë në qeveri.

E vetmja zgjidhje është që të ktheheni një ditë të vetme dhe me votën tuaj, të largojmë jashtë Shqipërie një grusht fundërrinash që kanë marrë peng Shqipërinë dhe bëjnë sikur luftojnë njëri-tjetrin, por në fakt janë të gjithë bashkë si një tufë e ndyrë zagarësh politikë.

Ps: Ju kërkoj ndjesë zagarëve të vërtetë se janë përfaqesues të një rrace shumë besnike dhe fisnike të kafshëve në tokë