Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për ndërtimet pa leje, tha sot se Policia dhe IKMT-ja janë mbushur me “llum”.
Rama ka paralajmëruar edhe një herë ndërtuesit e mëdhenj të pallateve pa leje në Shqipëri se nuk do të ketë tolerime.
Në konferencën për bilacin vjetor të turizmit, Rama deklaroi se askush nuk ka për të gëzuar 1 metër katror që ka përfituar jashtë lejes,
ndërsa nuk la pa përmendur prokurorë dhe persona në administratë të korruptuar, të cilët lënë ndërtuesit e mëdhenj të ndërtojnë në qetësi pa leje, ndërsa dënojnë qytetarë të thjeshtë për një avlli apo një çati.
“Dua të nënvizoj se akoma kemi probleme me ndërtimet. Sigurisht kemi akoma ndërtime pa leje, por kemi dhe ndërtime me leje. Pa mbyllur historinë e ndërtimeve pa leje dhe ngacmimin e territorit jashtë planeve dhe pa rritur cilësinë e ndërtimeve të destinuara për turizë. Do ta shtrëngojmë më shumë masat për ndërtimet pa leje. Askush nuk do të gëzojë as një metër pa leje. Të mendojnë vetë ca do bëjnë, do ti dhurojnë, do ti blejnë me çmimin e tregut plus çmimi i indeksuar ose do u konfiskohen.”, tha Rama.
Rama tha se prokurorët e mbyllin me para çështjen kur flitet për ndërtuesit e mëdhenj dhe i nxjerrin bojën shtetit duke u marrë me një kotec pulash.
Për këtë të fundit i referohet rastit të Vlorës kur e moshuara përfundoi në gjyq për kotecin e pulave.
“Jemi ndjerë shumë herë të turpëruar për fajin e llumit në drejtësi. Llumi në drejtësi bashkë me atë në policinë e shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një mur, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike.
Një kotec, një avulli, dritaret e Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerr dhe bojën botërisht jo vetëm si individ por edhe gjithë shtetin si dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës”, tha Rama