Nënës i mbyllet dera, foshnja mbetet mbyllur brenda apartamentit në Tiranë/ Shpëtohet nga zjarrëfikësit

Punonjësit e zjarrëfikëses kanë arritur të shpëtojnë një foshnjë 6 muajshe, e cila kishte mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve, nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija ndodhej brenda ambienteve të apartamentit. Pasi nuk ka mundur ta hapë e vetme, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse  të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sikurse duket në videon e mëposhtme me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë.

Janë të shumta rastet kur forcat zjarrfikëse të Tiranës ndërhyjnë jo vetëm për shpëtimin e jetëve nga zjarret, por dhe nga aksidentet apo raste të tjera emergjente duke ndërhyrë në kohë rekord.