
Avokat Spartak Ngjela ka ironizuar Sali Berishën i cili sipas tij pështoi në tentativën e tij për të marrë nën kontroll grupin parlamentar të PD-së.
“Të gjithë shqiptarët qeshin me teatrin absurd të Sali ziut! Sali ziu donte të merrte Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, por nuk… Një “Nuk!” të fortë dhe me zë të lartë iu dha nga Grupi. “Nuk!”, ka kudo për këtë njeri-gënjeshtër, por ai vijon. Qeshin të gjithë shqiptarët e ditur me të, por ai vijon, edhe pse takohet me mohimin që i bëhet kudo.Por ai vijon… Sepse kërkon t’u thotë amerikanëve – Shqipëria është imja. Dhe të gjithë qeshin me teatrin e tij absurd që ditë për ditë po u thotë shqiptarëve: po vjen pushteti i tij, domethënë – Godoja. Por Godoja e Saliut nuk dëgjon nga veshët. Kurse përkrahësit e tij e presin Godonë me seriozitet, edhe pse janë zënë liksh prej Saliut dhe nuk kanë ku të shkojnë”, thotë Ngjela.
