Pa sistem TIMS në pikën kufitare të Morinës, s’ka fluks! Qytetarët kalojnë pa kontrolle për shkak të marrëveshjes mes dy vendeve

Pa sistem TIMS në pikën kufitare të Morinës, s’ka fluks! Qytetarët kalojnë pa kontrolle për shkak të marrëveshjes mes dy vendeve
Në pikën kufitare të Morinës sistemi TIMS ende nuk është rikthyer në funksion. Por në këtë pikë kufitare nuk paraqitet radhë për shkak të marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve, Shqipëri-Kosovë, për të kaluar pa kontrolle për sezonin turistik. Ka fluks lëvizjesh të mjeteve dhe qytetarëve të Kosovës që po kalojnë kufirin drejt Shqipërisë pa kontrolle.