
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme në sutdion e emisionit “Open” se do të ndjekë kallëzimin penal ndaj Autoritetit të Dosjeve në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Sot kam bërë publik kallëzimin penal që e kam dërguar në SPAK për anëtarët e Autoritetit të Manipulimit të Dosjeve. Nga nesër do bëj publike marrëveshjen me avokatin tim për këtë çështje që do ndiqet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Sepse është e papranueshme që pas 30 vitesh cënohet privatësia e njerëzve që janë përndjekur gjatë komunizmit.
Në 24 korrik vjen një email anonim. Çfarë thotë ky email anonim? Shikoni çfarë karagjozëllëku është ky lloj emaili që vuri në lëvizje brenda 24 orësh këtë autoritet’- u shpreh Meta.
Mes të tjerash, Meta ka publikuar emailin që vuri në lëvizje Autoritetin e Dosjeve.
“Meta pajisej në me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij. Nëse ti Autoritet je i kapur për fyti nga Likja i Floririt ne do të vijojmë vetë lëvizjet. “, lexon Meta ndër të tjerët