Parashikimi tronditës i Nostradamusit: Mbretëresha Elizabeth do të vdesë, një luftë e re botërore dhe tërmete

tërmete

Parashikimi tronditës i Nostradamusit: Mbretëresha Elizabeth do të vdesë, një luftë e re botërore dhe tërmete

Mbretëresha Elizabeth II e  Mbretërisë së Bashkuar, një nga figurat më me ndikim në historinë botërore gjatë shekullit të 20-të, vdiq këtë të enjte .

Vdekja e saj sjell ndërmend një profeci të Nostradamusit, gati 500 vjet më parë, që paralajmëroi fundin e kurorës britanike.

 

Për vitin 2022, “profecitë” e Nostradamus përfshinin një përmbysje globale, me ngjarje natyrore, fillimin e një lufte të re botërore dhe lamtumirën e një mbretëreshe, e cila do të shkaktonte kaos global dhe luftë për pushtet, si dhe rënien e një meteori, shembje dhe tërmete. Në fillim të vitit 2022, në një forum, një nga ngjarjet më të famshme të teoricienëve konspirativ,  u spekulua se një nga profecitë e Nostradamusit të botuara në 1555 do të përputhej në mënyrë të përkryer me kohërat që po jeton tani kurora britanike.

 

Në tekstin e Katrainit 97 të shekullit 8, Nostradamus shkroi: “Në fund të luftës, fuqitë e mëdha ndryshojnë. Tre fëmijë të bukur lindin pranë bregut. Ata do të shkatërrojnë njerëzit kur të rriten. Ata do ta ndryshojnë mbretërinë dhe nuk do ta shohin më të zhvillohet”,