Pensionet të 3-fishohen”, Saliu habit: Rroga mesatare në Shqipëri të bëhet 1000 euro dhe…

”Pensionet të 3-fishohen”, Saliu habit: Rroga mesatare në Shqipëri të bëhet 1000 euro dhe…

Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Shijakut tha se rrogat dhe pensionet në Shqipëri duhet të ishin 3-fishuar. Sipas Berishës rroga mesatare në Shqipëri duhet të jetë 800-1000 euro.

Vendi ynë ka një eksperiencë të keqe pasi gjatë vitit 1997′ Shqiptarët e pësuan nga firmat pirmidale që lulëzuan nën “bekimin” e qeverisjes së djathtë.

“Po marrim qytetarët, punonjësit, punëtorët, pensionistët, të cilët nëse deri në vitin 2013, me një arritje historike, ne arritëm të kemi si rrogëtarë, pagën mesatare më të lartë në rajon, më të lartë se Serbia, Rumani e Bullgaria. Edi Rama ka marrë borxh 500 miliardë lekë. Ka pasur një rritje nga ekonomia, 400 miliardë. Ju garantoj ju se në këto vite me 900 miliardë lekë, rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, pa asnjë problem, mund të ishin 3-fishuar. Ne sot mund të kishim një rrogë mesatare jo 400 euro, por 800-1000 euro”, tha Berisha.