Gledis Nano kërkoi të ‘shkundte’ dhe të kthente në misionin e saj Policinë e Shtetit, për t’u përballur me kokat e krimit dhe drogës.
Prapaskena ka parë disa dokumente, ku Gledis Nano i bën një skaner policisë, me shefa policie që vetëm pinë raki dhe bëjnë pazare, me zëdhënëse policie që pispillosen në zyrat e shefave të tyre, me patrulla që veprojnë vetëm ndaj fakirva sa për numër, por që natën tërhiqen për t’u lënë vendin patrullave të kokave të drogës dhe krimit, vrasësve dhe personave në kërkim ndërkombëtar.
Sipas Nanos ‘barkderrat’ e policisë nuk ndalojnë makinat e luksit, me të cilat këvizin persona të armatosur, grabitës dhe njerëz në kërkim për krime të rënda.
Para shkarkimit Gledis Nano kishte paralajmëruar me shkarkim të gjithë kupolën e vjetër dhe të korruptuar të policisë nëse nuk kapnin personat e rrezikshëm në kërkim.
Kjo duket se është edhe arsyeja kryesore se ministri Bledar Çuçi, me miratimin e Ramës, shkarkoi Nanon si drejtor të Përgjithëm të Policisë së Shtetit.
Vetë Çuçi është në ortakëri në biznes skafesh me trafikanë droge, ndërsa këshilltarët e tij janë të skeduar si garantues të hashashit dhe ortakë me kryetrafikantë droge.
Mbrojtjen e vrasëve famëkeqë dhe bosëve të kokainës nga policia e tregoi edhe informacioni për lëvizjen e Talo Çelës në mes të Tiranës, dhe me gjithatë policia nuk reagoi për ta arrestuar.
Në vend të Nanos, Çuçi dhe Rama vendosën Rrumbullakun, nën drejtimin e të cilit policia organizoi skenarin më të shëmtuar, atë të arrestimit të një mjeku për 20 milë lekë, ndërkohē që bosët e drogës dhe krimit pinë kafe në mes të Tiranës.