Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, është shprehur mbrëmjen e sotme se biznesmeni dhe i shumëkërkuari i SPAK Ervis Martinaj, kishte përplasje me biznesmenë të fuqishëm në vend, veç përplasjeve me elementë të grupeve kriminale, shkruan newsbomb.al.
“Janë dhe biznesmenë të fuqishëm të ndërtimit që Martinaj kishte përplasje. Është dhe një biznesmen që po ndërton në Gjirin e Lalzit. Ata i kanë marrë para dhe nuk kanë pasur mundësi t’i kthenin mbrapsht. Ai (Martinaj) ka kërkuar të marrë vila mbrapsht”, është shprehur Lala.
Në emisionin “Opinion”, gazetarja ka thënë se ajo vetë kohë më parë e ka takuar Ervis Martinajn nën shoqërinë e një ish-deputeti, por nuk e tregoi emrin e tij.
“Ai kishte lidhje shumë të forta dhe ka mundësi dhe potencial për të inskenuar ngjarjen. Por duke para numrin e madh të kundërshtarëve, që nuk janë njerëz dosido, ka mundësi që njerëz që janë në kërkim të rrëmbehen dhe të vriten”, u shpreh gazetarja.
Pjesë nga dëshmia e gazetares Klodiana Lala:
Ka një material sekret në dëshminë e Nuredin Dumanit, është klasifikuar sekret dhe unë nuk e kam parë atë. Nga ky material është bërë përgjimi i 110 personave. Nga përgjimi i vajzës që ka qenë me Martinaj, atje është para se ata kanë qenë në një hotel në Durrës më datë 5 gusht dhe shoqëroheshin nga shoferi, agjenti i Operacionales Jeton Lami. Ai i ka marrë të nesërmen.
Ka dhe një pamje tjetër në Pezë. Unë mendoj se e Martinaj ndaj e ka rekrutuar agjentin. Jeton Lami duke qenë agjent i Operacionles, ai kishte të gjitha frekuencat e Policisë dhe shmangte çdo kontroll. Më pas është shfaqur në Tiranë në zonën e Zogut të Zi. Është pyetur dhe një vajzë që ka qenë nën shoqërinë e tij.
Ajo ka thënë se nuk e dinte kush ishte Ervis Martinaj. E kishte njohur para se të shpallej në kërkim dhe kishte pasur një marrëdhënie me të. Këtu mbyllet dëshmia e saj. Por babai dhe xhaxhai i tij lënë të kuptohet se Martinaj ka pasur përplasje të forta. Ka dhe emra që nuk kanë dalë fare në sipërfaqe.
Janë dhe biznesmenë të fuqishëm të ndërtimit që Martinaj kishte përplasje. Është dhe një biznesmen që po ndërton në Gjirin e Lalzit. Ata i kanë marrë para dhe nuk kanë pasur mundësi t’i kthenin mbrapsht. Ai (Martinaj) ka kërkuar të marrë vila mbrapsht.
Unë e kam takuar Ervis Martinajn në shoqërinë e një ish-deputeti dhe i kam kërkuar intervistë. Nuk mund ta them emrin. Ai kishte lidhje shumë të forta dhe ka mundësi dhe potencial për të inskenuar ngjarjen. Por duke para numrin e madh të kundërshtarëve, që nuk janë njerëz dosido, ka mundësi që njerëz që janë në kërkim të rrëmbehen dhe të vriten. Mendoj që kjo histori do të zgjasë shumë.