Ambasada e SHBA-së në Tiranë paralajmëron qytetarët lidhur me tubimin që është paralajmëruar në Tiranë në orën 18:00 nga Partia e Lirisë së Ilir Metës. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha.
Një protestë është programuar për t’u zhvilluar sot pranë landfillit të Sharrës, rreth 6 kilometra në perëndim të Ambasadës Amerikane.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë ngjarje të mëdha kalojnë paqësisht, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.