
Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me intoksikimin e 9 punonjëseve të një fabrike të përpunimit të ullirit në Fier-Vlorë.
Dyshohet që helmimi i punonjëseve të ketë ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga parfumi që njëra prej tyre kishte përdorur.
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në Spitalin Rajonal Fier, kanë shkuar me shenja helmimi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, 9 shtetase, të cilat punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.