Qëndra e Djathtë fiton zgjedhjet në Itali/ Meloni: Unë, kryeministre

Qendra e djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Itali.

Rezultatet e mëngjesit të kësaj të hëne e japin koalicionin e Qendrës së Djathtë të drejtuar nga Giorgia Meloni me 44.14% të votave ndërsa Qendra e Majtë e drejtuar nga PD ka marrë 26.13% të votave.

Lëvizja “Pesë Yjet” renditet e treta me mbi 15% të votave.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e të dielës ka qenë mbi 63%, më e ulëta ndër proceset e fundit elektorale.

Drejtuesja e partise “Fratelli d’Italia” Giorgia Meloni pasi shpalli fitoren, deklaroi se do të jetë ajo kryeministrja e vendit.