Rama: Policia të largohet menjëherë nga rrugët. Do të mbyllet përfundimisht epoka e…

Rama: Policia të largohet menjëherë nga rrugët. Do të mbyllet përfundimisht epoka e…

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Policia nuk duhet të jetë më nëpër rrugë, pasi në Shqipëri do të nisë epoka e dixhitalizimit.

Rama tha se shoferët nuk do të gjobiten nga “syri i policit” por kush shkel ligjin do të filmohet nga makinat inteligjente apo kamerat e instaluara në rrugë.

“Policia rrugore të largohet menjëherë nga rrugët. Do mbyllet përfundimisht epoka e ndjekjes e shpejtësisë me sy, gjithçka do të monitorohet me makinat inteligjente. Duhet të largohet nga të gjitha rrugët, akset etj se boll ka punë. Policia kriminale duhet të strukturohet tërësisht dhe duhet ndarë krimet ordinere me krimet reale. Bashkëpunimi me agjencitë e tjera, SPAK e SHISH e deri te doganat duhet të jenë në nivel tjetër. Forca përpara drejt pa u lodhur duke e bërë natën ditë që e nesërmja të jetë akoma më e mirë për policinë”, tha Rama.