Rama: Putini mbështetet vetëm nga 1% e shqiptarëve

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i ftuar sot në Nju Jork një intervistë për kanalin televiziv amerikan ”Newsmax TV”,-tha se presidenti rus, Vladimir Putin mbështetet vetëm nga 1% e shqiptarëve

Shqipëria ka një histori të veçantë. Kemi qenë Koreja e veriut e Europës, nuk kishim lidhje me Kremlinin në 30 vjet demokraci nuk kemi patur lidhje të ngushta me Kremlinit, kurrë një president rus nuk ka ardhur në Shqipëri, dhe nuk më mungon kjo gjë.

Ne si vend nuk varemi shumë nga gazi, nuk është e vështirë të mbash një qëndrim të fortë kur vetëm 1% e popullsisë mbështet Putin dhe të gjithë mbështesim Ukrainën”.