
Ilir Meta(J) është shfaqur i shqetësuar për ekonominë e Shqiptarëve sipas të cilit 43% e popullsisë rrezikohet nga varfëria.
Meta tha se e vetmja rrugë, sipas tij, për t’u ndarë me korrupsionin që ai e konsideron “galopant” është rrëzimi i qeverisë.
“Shqipëria, sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kryeson në kontinent me 43% të popullsisë së saj të rrezikuar seriozisht nga varfëria dhe përjashtimi social. Laku i varfërisë shtrëngohet çdo ditë dhe më shumë nga rritja abuzive dhe e pandalshme e çmimeve. Rilindja po i zhyt thellë dhe më thellë shqiptarët në pasiguri dhe varfëri. Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t’u ndarë pergjithmonë me korrupsionin galopant, varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve”, tha Meta(j).