Rudina Hajdari: Tani PD-ja ka lidership të fortë, protestat jo si të Bashës. Të mos ketë pazare

Shtatori sipas Partisë Demokratike do të ishte i ”nxehtë” me protesta kundër qeverisë ”Rama 3”, por muaji po mbyllet pa aksionin e premtuar. Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari thotë se tani PD-ja ka një lidership të fortë, dhe se protestat nuk do të jetë si të Lulzim Bashës. Për të pikë kryesore është që të mos ketë pazare me protestat.

Opozita është në ecje e sipër. Pati një goditje të lidershipit, tani po mbledh forcat për të vijuar rrugën. Mungesa e lidershipit pati pasojat e veta. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri nuk ka masa për të lehtësuar barrën. Unë parashikoj një dimër të vështirë për shqiptarët.

Opozita duhet të kthehet një mburojë për qytetarët. Duhet ti ftojmë në shesh. Kushdo që ka dëshirë të ndryshojë situatën të bashkohet me ne dhe patjetër që një nga alternativat është protesta.

Ka një problem të thellë në qeverinë tonë që është e lidhur me korrupsionin. Protestat kanë efektet e tyre jo protestat e Bashës që i linte në gjysmë. Të mos ketë pazare. Të sigurohemi që ai që të na përfaqësojë të mos na shesë rrugës”.